Na ndiqni në:
Emanuel DemajZëvendësministër i Punëve të Jashtme

Emanuel Demaj është emëruar Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, më 15 gusht 2016.

Emanuel Demaj ka lindur me 01.01.1982 në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë.

Demaj ka studiuar gazetarinë dhe ka punuar si gazetarë nga viti 2000.

Studimet Master i ka vazhduar ne Kolegjin Universitar AAB në Administratë Publike dhe Diplomaci.

Emanuel Demaj nga viti 2005 ka jetuar dhe studiuar në Vicenza të Italisë në fushën e dialogut ndëretnik dhe social si dhe ka punuar në disa projekte të Caritas Kosova.

Demaj është kthyer nga Italia në vitin 2012 dhe është zgjedhur, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Nga viti 2013 ka qenë edhe pjesë e televizionit FIRST CHANNEL dhe drejtues i emisionit ANTIPOD deri në korrik të viti 2016
 
Emanuel Demaj jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një vajzë.