Na ndiqni në:

Departamenti për çështje Konsullore



  • Zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave dhe procedurave standard rreth ofrimit të shërbimeve konsullore në bashkërendim me Misionet Diplomatike Konsullore të Republikës së Kosovës.
  • Cakton objektivat e departamentit në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit dhe dizajnon planet vjetore të punës të detajuara për ti përmbushur këto objektiva.
  • Administron sistemin për aktivitetet me institucionet tjera përgjegjëse në fushën e dokumentacionit, migracionit, riatdhesimit, si dhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, si dhe përpunon dhe mbikëqyr sistemin e vizave për shtetasit e huaj që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë.
  • Ofron shërbime për legalizimin e dokumenteve, lëshon çertifikata apostile, pasaporta zyrtare dhe diplomatike, nota verbale për lehtësimin e marrjes së vizave si dhe ofron informata në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet konsullore.


Departamenti për Çështje Konsullore përbëhet nga tri Divizione:
1. Divizioni për Politika Konsullore
2. Divizioni për Viza dhe
3. Divizioni për Çështje Konsullore


Orari i punës për pranimin e dokumenteve për Vulë Apostile dhe Legalizuese:

E Hënë – E Premte 08:30 – 11:00 / 13:30 – 15:00

Orari i punës për tërheqjen e dokumenteve:

E Hënë – E Premte 11:00 – 12:00 (për Vulë Legalizuese)

E Hënë – E Premte 15:00 – 16:00 (për Vulë Apostile)

Kontakti:

Tel. ext. 038/200- 77-046
Mobil +377 (0) 45/897- 897