Na ndiqni në:

Konferenca ndërkombëtare diskuton për të ardhmen e dialogut ndërfetar dhe se si raportet ndërfetare mund të kontribuojnë për bashkëveprim në Kosovë dhe në mbarë botën

Pejë, 26 maj 2013 - Pjesëmarrësit nga e gjithë Kosova dhe bota u mblodhën dje në mëngjes për seancën kryesore plenare të Konferencës Ndërfetare që po zhvillohet në Pejë këtë fundjavë.

Dita e dytë e konferencës u hap nga i përndershmi Donald Reeves, themelues i organizatës “Soul of Europe”, i cili theksoi se për të arritur paqen nuk mjaftojnë bisedat me miqtë, por është i domosdoshëm edhe komunikimi me armiqtë. Ai kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit të shkëmbejnë njohuritë e tyre dhe t’u japin një mesazh të vetëm brezave të ardhshëm. Këto mesazhe do të mblidhen dhe do të botohen në një libër të vogël të urtësisë që do t’u dërgohet pjesëmarrësve të konferencës por edhe aktorëve tjerë.

Një video mesazh nga Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe dhe themelues i Fondacionit të Besimit Tony Blair, shprehu shpresë se besimi mund të jetë një forcë pozitive. Duke pasur parasysh përvojën e tij në lidhje në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Irlandën e Veriut, ku dallimet buronin nga dy nacionalizma të kundërvënë, Blair luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e paqes në Kosovë. Theksi i mesazhit të tij të dhënë pardje ishte vënë në njohuritë për fenë, të cilat janë thelbësore për respektin dhe mirëkuptimin mes feve.

Duke folur në konferencë, profesori Ian Linden, këshilltar i lartë pranë Fondacionit të Besimit Tony Blair, foli për sfidat e sotme në Kosovë dhe në mbarë botën. Ai shtjelloi aktivitetet aktuale për rritjen e njohurive fetare që po zhvillohen në Kosovë, si pjesë e programit të fondacionit gjegjës – në 20 shtete, përfshirë Pakistanin dhe Indonezinë – të cilat do të fillojnë më 31 maj, në shkollën “Faik Konica”, në bashkëpunim me një shkollë në Itali si dhe me pesë shkolla tjera.

Gjatë seancës së panelit që pasoi, dhe diskutimit dinamik, i cili zhvillohej sipas rregullave Chatnam House, pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre mbi një varg temash, duke përfshirë teoritë dhe praktikat e dialogut; dialogun në hapësirën publike dhe në hapësirën e përbashkët.

Lista e plotë e folësve të paneleve të të gjitha seancave gjendet në faqen e internetit të Interfaith Kosovo: www.interfaithkosovo.org .

Organizata bamirëse “Soul of Europe”, me në krye të përndershmin Donald Reeves, dhe Balkan Institute, i udhëhequr nga profesori Bill Wechsler, kanë koordinuar realizimin e konferencës. Qeveria e Kosovës, ambasada britanike, ambasada norvegjeze, Fondacioni i Besimit Tony Blair, UNDP dhe Këshilli Britanik janë sponsorët e ngjarjes. Megjithatë, kjo nuk është një ngjarje politike apo qeveritare, sepse mysafirët e mbledhur përfaqësojnë grupe të ndryshme të njerëzve të profileve të ndryshme.

Për informacione më të hollësishme lidhur me ndonjërën nga këto ngjarje, luteni ta vizitoni uebfaqen Interfaith Kosovo, www.interfaithkosovo.org  , ose ndiqni @InterfaithKosovo në twitter përmes #Interfaith #Kosovo.

Ose kontaktoni Zyrën për Medie të Ministrisë së Punës së Jashtme në: drilon.zogaj@rks-gov.net.