Na ndiqni në:

Fillon gara e madhe #InstaKosova

Gara #InstaKosova / #InstaKosovo është një platformë për përkrahje diplomatëve digjitalë nga Kosova dhe bota në promovimin e republikës së re si Europa e Re e Re e Re, vend që sapo u përzgjodh si destinacioni me cmimin më të mirë nga ciceronët turistikë “Rough Guides: http://www.roughguides.com/best-places/2015/best-value-destinations/#/kosovo/

Gara #InstaKosova / #InstaKosovo është një platformë për përkrahje diplomatëve digjitalë nga Kosova dhe bota në promovimin e republikës së re si Europa e Re e Re e Re, vend që sapo u përzgjodh si destinacioni me cmimin më të mirë nga ciceronët turistikë “Rough Guides: http://www.roughguides.com/best-places/2015/best-value-destinations/#/kosovo/

Njerëzit në Kosovë janë të mbushur me hare, ashpërsi, dashuri, shpresë dhe mendime të thella.

Prandaj vetëm filloni postimet në rrjetet e juaja sociale me hashtag #InstaKosova ose #InstaKosovo dhe do të kualifikoheni automatikisht për një gaë të 100 imazheve më të mira që do të figurojnë në botimin e dytë të librit #InstaKosova. Mund të postoni sa të doni, por vetëm një herë mund të shpërbleheni me para. 100 fotot më të mira botohen në libër, 10 prej tyre fitojnë nga 100 ero, ndërsa më e mira i merr 500 euro.

Fituese e vërtetë është Kosova me shumë foto të reha të shtetit ashtu sic e njohim. Jo të përkryer – larg prej saj – bur gjithsesi me plot jetë dhe në mes të një tranzicioni prej luftës në paqe, prej diktaturs në liri të shoqërisë dhe liri të individit.

Për të përzgjedhur fotot më të mira, juria sivjet përbëhet nga emrat më relevant të peisazhit kulturor në këtë pjesë të botës:

1. Blerta Kambo që nga viti 2013 është zyrtarisht fotografe primare e kryeministrit shqiptar Edi Rama. E mandatuar për photoshoots nga institucione private e publike jashtë dhe brenda Shqipërisë, përfshi vitet e fundit dhe staf i departamentit të fotografisë në DokuFest(KS). Ajo zhvillon edhe fotografine personale si formë arti, pjesëmarrëse në 15 ekspozita në grup dhe si anëtare jurie në konkurse fotografike. Autore e videos 'Kur të kujtosh' të këngëtares Elina Duni.

2. Arjeta Emra - drejtoreshë e British Council, një nga rrejtet më të mëdha në botë, të qendrave kulturore dhe programeve për këmbim kulturor. Zyra e British Council në Kosovë ka qenë gjithmonë në ballë të ngjarjeve më të mira kulturore në Kosovë si dhe programeve kulturore jashtë vendit.

3. Era Istrefi - është këngëtare dhe autore nga Kosova. Për këngët dhe videot e saj kreative, së fundmi ajo ka pasur paraqitje në V Magazine.

4. Blerim Racaj - ështe nje fotograf i pavarur në Londër, përvec pjesëmarrjes në ekspozita të ndryshme në Kosovë dhe jashtë vendit, ai së fundmi është përzgjedhë për Galerinë National Portrait të Britanisë së Madhe për Cmimin Taylor ëessing Portrait Prize.

5. Nita Salihu - është dizajnere grafike nga Kosova. Ajo është bashkë-themeluese e REDO Design Association si dhe është përfshirë në organizimin e REDO International Design Conference në Prishtinë. Nita poashtu udhëheqë studion e vet të dizajnit grafik të quajtur BLLOK.