Na ndiqni në:

Gara e Ministrisë së Jashtme e pasuron Wikipedian me informata për Kosovën

Prishtinë, 25 shkurt 2013- Përfundoi Wikiakademia, një projekt i trajnimit të të rinjve për përdorimin e enciklopedisë më të madhe në botë Wikipedia, që ka pasur për synim shtimin e informatave për Kosovën në këtë resurs të vlefshëm informativ.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin IPKO, shoqatën kosovare open source FLOSS dhe Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë kanë përfunduar garën e madhe kombëtare dhe siklin e trajnimeve Wikiacademy.

Kjo garë është organizuar në kuadër të Strategjisë për Diplomaci Digjitale të Ministrisë së Jashtme dhe ka mundësuar pjesëmarrjen e mbi 200 garuesve të cilët janë shpërblyer me një fond total prej 10,000 euro shpërblime.

Nga 57 artikuj të ri për Kosovën dhe veçoritë e saj, nga 3 fituesit kryesorë, ishin artikulli mbi Teknologjinë Informative të Kosovës nga Dardan Ahmeti, pastaj Muzikën Klasike në Kosovë nga Liburn Jupolli, Edona Vatoci dhe Mic Sokoli, ndërsa fituesi ishte artikulli i ri për Arkeologjinë e Kosovës nga Atdhe Prelvukaj. Po ashtu u përzgjodhën dhe fotot më të mira për Kosovën në Wikipedia,  ku 23 fituesit kryesorë u shpallën: Bujar Gashi, Arben Llapashtica dhe Arben Islami.

Petrit Selimi, Zëvendës Ministër i Jashtëm dhe iniciator i projektit, deklaroi se një nga problemet kryesore me të cilat përballet diplomacia kosovare është edhe mungesa e informatave nga Kosova dhe jo vetëm politike por edhe të dhëna për kulturën, artin, ekonominë dhe jetën e përditshme të kosovarëve për t’i thyer paragjykimet por edhe për të promovuar pozitivisht Kosovën me informata të sakta enciklopedike.

Ambasadori Jan Braathu I Norvegjisë tha se ky është ndër projektet më të qëlluara që kanë bashkëfinancuar, duke inkurajuar participuesit të mbesin edhe një kohë të gjatë në Wikipedia për t’i kundërshtuar propagandistët që nuk ia duan të mirën Kosovës.

Theresa Crawford nga IPKO Fondacioni tha se WikiAkademia është një projekt që po organizohet në vazhdën e projekteve invoative si AppCamp dhe InstaKosova që synojnë të përmbushin zbrazëtirën e identifikuar në portale online për Kosovën. IPKO fondaciomni edhe më tuitje do të mbështes projekte të tilla që inkurajojnë zhvillimin e përmbajtjes online nga dhe për Kosovën.

Projekti Wikiacademy synon të jetë angazhim i përvjetshëm për të rritur sa më shumë informatat nga Kosova, ndërsa Strategjia për DIplomaci Digjitale e MPJ të Kosovës, e draftuar në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme Britanike (FCO), rishtaz është përzgjedhur si e 4-ta më e mira në botë nga revista Yeni Diplomasi.