Na ndiqni në:

Aplikimi në garën kombëtare për foton më të mirë #InstaKosova

Prishtinë, 15 janar 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në kuadër të festimit të pesë vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ka hapur garën kombëtare për foton më të mirë të botuar nga vetë qytetarët e Kosovës në rrjetet sociale në internet. Ky aktivitet është paraparë në Strategjinë për Diplomaci Digjitale, e përkrahur nga Këshilli Britanik dhe Ministria e Jashtme e Norvegjisë.

Gara kombëtare për foton më të mirë është e hapur deri më 28 janar 2013. Juria profesionale do të vlerësojë fotot më të mira për kategoritë Vendet e Kosovës, Njerëzit e Kosovës dhe Ngjarjet në Kosovë. Do të shpërblehen 10 fotot më të mira me nga 250 euro, ndërsa fituesit e fotos më të mirë në çdo kategori do të fitojnë nga 800 Euro. 100 fotot më të mira do të botohen në një botim të veçantë. Kushti i vetëm është që fotografia të ketë qenë e postuar në rrjetet sociale Instagram, Facebook, Flicker, tek profilet e kosovarëve gjatë pesë vjetëve të fundit.

Kriteret:

1. Fotografi nga Vendet e Kosovës, Njerëzit e Kosovës dhe Ngjarjet në Kosovë.
2. Fotografia të jetë (gjithsesi) e publikuar në një prej rrjeteve sociale.

Për më shumë informata dhe për aplikim mjafton të dërgoni linkun e fotografisë së botuar në një rrjet social, në adresën
drilon.zogaj@rks-gov.net.