Na ndiqni në:

MPJ me partnerët ndërkombëtarë prezantoi Strategjinë për Diplomacinë Digjitale

Prishtinë, 27 korrik 2012 – Njohja e Kosovës nga infrastruktura globale e internetit, njohja nga uebfaqet, ndikimi i përmbajtjes së Kosovës në burimet kryesore të informacionit online, ngritja e mënyrës së tregimit për Kosovën duke futur përmbajtje me cilësi të lartë te audienca e synuar, përmirësimi i ndikimit online të MPJ të Kosovës dhe integrimi i komunikimeve digjitale në komunikimet e koordinuara strategjike të qeverisë, janë vetëm disa prej objektivave të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të prezantuara të premten në Prishtinë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, sëbashku me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, Sekretaren eParë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Myrna MacGregor,Drejtoreshën e British Council, Arjeta Emra, kanë shpalosur pjesë tëstrategjisë, synimet e saj dhe rezultatet e pritura.

Zëvendësministri Petrit Selimi tha se kjo strategji është produkt i njëpartneriteti të gjerë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme tëKosovës, Ambasadës Norvegjeze, Ambasadës Britanike, Këshillit Britanikdhe Fondacionit IPKO, të cilët siç, tha ai, do të bëjnë të mundurimplementimin e saj. Tash së fundi edhe USAID ka vendosur ta përkrahfinanciarisht implementimin e Strategjisë për Diplomaci Digjitale.

“Është një projekt në të cilin kemi punuar tash e gjashtë muaj, nëhartimin e të cilit janë angazhuar ekspertë nga Norvegjia, ekspertë ngaBritania, aktivistë të internetit, me qëllim që ta përdorim diplomacinëdigjitale, mjetet e reja të informimit në internet për qëllimet ediplomacisë publike dhe njohjes sa më të madhe të Kosovës në botën ejashtme”, tha Selimi.

Ai ka prezantuar pjesët kryesore të Strategjisë, qëllimet dhe objektivate saj, duke theksuar se ideja e strategjisë është se si ta përdorimdiplomacinë digjitale për të zgjidhur problemet e politikës së jashtme.

Selimi po ashtu theksoi se projekti ka qenë i punuar bashkërisht nga MPJe Kosovës dhe MPJ e Mbretërisë së Bashkuar, dhe se në të janë involvuarekspertë të komunikimit përfshirë edhe eksperten nga MPJ britanike,Zeenat Khanche, e cila ka qëndruar në Kosovë për 6 javë, si dhe janëzhvilluar konsultime shumë të gjera me palët e interesuar siç janë faqete ndryshme në internet, ekspert të IT-së dhe përfaqësues të shumë tëshoqërisë civile.

Zëvendësministri po ashtu ka theksuar se në kuadër të kësaj strategjieparashihet edhe lobimi i vazhdueshëm, si pjesë e një fushate për një kodtë përhershëm të ISO dhe ICANN.

Selimi ka theksuar se strategjia parasheh edhe aktivizimin e qytetarëvenë fushata online për të lobuar në uebfaqe individuale në shtetet qërekomandojnë të përfshihet Kosova në listat rënëse në uebfaqe.

Ndërsa, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, tha se ështëkënaqësi e madhe për të dhe Ambasadën Norvegjeze që të jetë partner nëkëtë projekt.

Braathu tha se Qeveri Norvegjeze gjithnjë ka qenë mbështetëse e fuqishmee Kosovës, përfshirë edhe diplomacinë kosovare dhe përpjekjet e saj përtë projektuar imazhin e “Evropianëve të Rinj” në shtetet tjera dhe përtë  fituar në mënyrë të vazhdueshme sa më shumë njohje për shtetësinë eKosovës

Ai vlerësoi rëndësinë e madhe që ka interneti në informimin e njerëzvenë botë, duke theksuar se ky mjet komunikimi na ofron mundësi qëmesazhet tona t’ia dërgojmë një audience globale.

Ambasadori Braathu premtoi 50 mijë euro për implementimin e Strategjisë për këtë vit, dhe "më shumë mjete vitin e ardhshëm".

Sekretarja e Parë e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, MyrnaMacGregor, ka theksuar rëndësinë e diplomacisë digjitale në zhvillimetdiplomatike aktuale, duke theksuar mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisësë Bashkuar për projektin në fjalë.

Ndërkaq, Arjeta Emra, nga Këshilli Britanik tha se edhe ky projekt ështëpjesë e projektit të nisur muaj më parë, “Kosova flet me BE-në”.

“Diplomacia digjitale është një prej mjeteve më të rëndësishme që mundta ndihmojë procesin e njohjeve dhe të shërbejë informata që janë tëvërteta dhe pozitive për Kosovën”, tha Emra.