Na ndiqni në:

Prezantohet Strategjia e MPJ-së për Diplomaci Digjitale

Prishtinë, 27 korrik 2012 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, organizon konferencë për medie me rastin e prezantimit të Strategjisë për Diplomaci Digjitale si dhe projekteve konkrete që dalin nga kjo strategji e hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe organizatat e Internetit në Kosovë.

Në konferencë për shtyp do të flitet edhe për ndihmën financiare për implementim të Strategjisë për Diplomacisë Digjitale, që është siguruar nga Ambasada e Norvegjisë, Këshilli Britanik, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar  (USAID) dhe Fondacioni IPKO.

Në konferencë do të paraqiten Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, Sekretarja e Parë e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Myrna MacGregor, Drejtoresha e British Council, Arjeta Emra.

Konferenca zhvillohet sot, (E Premte, 27 korrik 2012) në lokalet e Restorantit “Rings”, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, me fillim në ora 14:00.

Ftojmë gazetarët e medieve të shkruara dhe elektronike që të ndjekin këtë ngjarje.