Zëvendëskryeministri Thaçi urohet nga Presidenti Obama dhe sekretari Kerry
Prishtinë, 26 janar 2014 Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka pranuar të hënën urimet për Vitin e Ri 2015, nga Presidenti Barak Obama dhe familja e tij si dhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.
Me kënaqësi i pranova urimet për Vitin e Ri 2015 nga Presidenti Obama dhe familja e tij si edhe nga Sekretari Kerry.
Fjalët mbështetëse për mua dhe për shtetin tonë janë konfirmim i miqësisë dhe përkrahjes jetike që Kosova merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe përgjegjësi për neve që ti qëndrojmë besnik dhe të përkushtuar kësaj miqësie dhe përkrahjeje, ka deklaruar me këtë rast zëvendëskryeministri Thaçi.