Na ndiqni në:

Përmbyllja e javës së parë të shkollës verore me temë “Feja dhe Politika e Jashtme”

Prishtinë, 12 gusht 2013 - Programi veror me temë “Feja dhe Politika e Jashtme: Shqyrtimi i rolit të fesë në transformimin konfliktuoz dhe post-konfliktuoz”, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Fondacioni i Besimit Tony Blair, Universiteti i Prishtinës, dhe i implementuar nga Balkan Institute, ka shënuar përmbylljen e javës së parë.

Pas hapjes së programit nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Dr. Ivo Banac, Dr. Obrad Savic dhe ambasadori Zamir Akram kanë mbajtur ligjërata për tema të ndryshme para studentëve nga e gjithë bota.

Dr. Banac i ka pajisur studentët me një kuptim të thellë të historisë së fesë brenda rajonit të Ballkanit, duke u përqendruar në karakterin e ndryshueshëm të shteteve të krishtera, ortodokse dhe myslimane. Lënda e tij është plotësuar me lëndët e Dr. Savic dhe ambasadorit Akram mbi rëndësinë e fesë në kuadër të shtetndërtimit, ndërsa Dr. Savic trajtoi çështje teorike kurse ambasadori Akram foli mbi çështjet praktike lidhur me fenë në politikën e jashtme dhe zgjidhjen e konflikteve.

Dr. Barac, lidhur me konferencën, tha: “Ajo që ne po diskutojmë këtu në Prishtinë, në këtë konferencë të veçantë, nuk janë vetëm aspektet e fesë në Ballkan, por se si këto tradita të ndryshme mund t’i kontribuojnë pajtimit i cili mund të mos jetë i mundur me anë të mjeteve laike”.

Këtë fundjavë studentët udhëtuan për në Reçak dhe Prizren. Në Reçak ata vizituan Muzeun Memorial, kurse më pas vazhduan për në Prizren, ku ata vizituan Lidhjen e Prizrenit dhe shumë prej objekteve kryesore fetare duke përfshirë edhe Xhaminë e Sinan Pashës dhe Katedralen e Zonjës Ndihmëtare.

Profesori Miroslav Volf do t’i bashkohet Dr. Banac në ligjëratat para studentëve këtë javë. Profesor Volf është profesor i Teologjisë Sistematike në shkollën hyjnore Henry B. Wright pranë Yale University, dhe është drejtor dhe themelues i Qendrës së Yale për Fe dhe Kulturë. Ai do të ligjërojë lëndën e titulluar Feja, Konflikti dhe Pajtimi në kontekst global.

Për informacione më të hollësishme lidhur me programin, luteni të vizitoni uebfaqen www.interfaithkosovo.org , ose ndiqni @InterfaithRKS në twitter përmes #Interfaith #Kosovo.

Ose kontaktoni Zyrën për Medie në Ministrinë e Punëve të Jashtme në: artan.behrami@rks-gov.net, drilon.zogaj@rks-gov.net.

Ofertat e medieve për çdo aspekt të Fondacionit Tony Blair duhet të dërgohen në:
mediabids@tonyblairfoundation.org