Na ndiqni në:

Malajzia njeh Republikën e Kosovës

Qeveria e Malajzisë është vendi i 52-të që e ka njohur Republikën e Kosovës. Letrën e njohjes ia ka dorëzuar në një takim të posaçëm ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, shefi i Zyrës ndërlidhëse të Malajzisë në Kosovë, Mustafa Hj. Mansor.

Prishtinë, 31 tetor 2008

Qeveria e Malajzisë është vendi i 52-të që e ka njohur Republikën e Kosovës. Letrën e njohjes ia ka dorëzuar në një takim të posaçëm ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, shefi i Zyrës ndërlidhëse të Malajzisë në Kosovë, Mustafa Hj. Mansor. Në letrën e njohjes thuhet:

Ministri i Punëve të Jashtme të Malajzisë DR. RAIS YATIM gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Skender Hyseni në Nju-Jork më 27 shtator 2008

Shkëlqesisë së Tij z. Skender Hyseni
Ministër i Punëve të Jashtme
Republika e Kosovës
Prishtinë


Shkëlqesi,

Dëshiroj t’i referohem bisedës tonë të përbashkët gjatë takimit të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 shtator 2008 në Nju Jork. E çmoj mundësinë që e patëm për të shkëmbyer pikëpamjet lidhur me çështjet e interesit të përbashkët duke përfshirë edhe zhvillimet në Kosovë.

Kam nderin t’ju përcjell Shkëlqesia Juaj dhe përmes jush edhe Qeverisë së Kosovës se, Qeveria e Malajzisë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Më lejoni Shkëlqesi t’ju përcjellë Ju dhe Qeverisë së Kosovës dëshirat më të sinqerta në përpjekjet tuaja të ardhme.

Pranoni Shkëlqesi kosideratat e mia më të larta.

DR. RAIS YATIM
30 Tetor 2008

Ministri Hyseni dhe Shefi i Zyrës së Maljazisë në Kosovë z. Mustafa Hj. Mansor 

Ministri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë Organizatë