Na ndiqni në:

Konfirmohet njohja e Kosovës nga Republika e Gabonit

Prishtinë, 13 tetor 2011 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar notën verbale të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, nga Republika e Gabonit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar me 9 shtator 2011 nga Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ky shtet e ka njohur Republikën e Kosovës, ndërsa që tashmë nota verbale ka arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes misionit diplomatik në Nju Jork.

Në notën verbale konfirmohet njohja e Kosovës nga Republika e Gabonit dhe shprehet vullneti për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tashmë ka pranuar notat verbale të njohjes prej 83 shteteve, ndërsa priten që konfirmimet zyrtare për njohjen e Kosovës të arrijnë edhe nga Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.

Zëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe Lidos