Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Federal të Belgjikës, z. Herman Van Rompuy

Sot, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, priti kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Federal të Belgjikës, z. Herman Van Rompuy, në krye të një delegacioni prej tetë anëtarëve.

Prishtinë, 27 tetor 2008

Hyseni dhe Van Rompuy biseduan për situatën e përgjithshme politike e të sigurisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për procesin e ndërtimit të rrjetit diplomatik të Republikës së Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe sfidat e Kosovës në këtë plan, për mundësitë e investimeve në Kosovë etj.
Temë e veçantë e bisedës ishte çështja e shtrirjes së EULEX-it në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ministri Hyseni theksoi domosdoshmërinë që misioni i BE-së në Kosove të bëhet funksional sa më parë që të jetë e mundur, për të ndihmuar në fushën e sigurisë dhe të gjyqësisë.
Ministri Hyseni ka theksuar se Kosova është e gatshme të bisedojë me Beogradin për të gjitha temat e përbashkëta, me përjashtim të statusit të Kosovës. "Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kthim prapa nuk mund të ketë", ka nënvizuar ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.
Ministri Hyseni ka nënvizuar domosdoshmërinë e përfshirjes së Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale e më gjerë dhe ka tërhequr vëmendjen te veprimet që po ndërmerr Serbia me qëllim izolimin e Kosovës.
Po ashtu është biseduar për procesin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të njohjeve të fundit që mori Kosova nga fqinjët e saj, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Z. Van Rompuy siguroi ministrin Hyseni se vendi i tij është dhe do të mbetet përkrah Kosovës në të gjitha proceset dhe sfidat. 

Ministri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e Evropës