Na ndiqni në:

Ministri Hyseni takoi z. L. Rossin, zv.ndihmëssekretar i përgjithshëm i NATO-s

Ministri Hyseni ka takuar zv.ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lawrence G. Rossin, me të cilin ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008 dhe për aspektet e sigurisë.

Prishtinë, 20 tetor 2008

Një nga temat kryesore të takimit ka qenë procesi i njohjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, si dhe anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare.

Ministri Hyseni, pos tjerash, ka theksuar nevojën urgjente që EULEX-i të shtrihet në tërë territorin e Kosovës, për të ndihmuar në fushën e sigurisë dhe atë të gjyqësisë.

Ministri Hyseni ka kërkuar ndihmë të veçantë nga NATO-ja dhe vendet anëtare për krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Z. Rossin ka siguruar ministrin Hyseni se NATO-ja do të vazhdojë punën në Kosovë, nëpërmjet KFOR-it, për të siguruar ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Ai, po ashtu, ka theksuar përkushtimin e NATO-s që të ndihmojë Kosovën në rrugën e vet të konsolidimit pas shpalljes së pavarësisë. 

Vijon vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës në Sofje: takim me shefen e Komisionit të Politikës së jashtme të Kuvendit të Bullgarisë dhe pjesëmarrje në Forumin e Odave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeveFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut KukësMinistri i Jashtëm Pacolli uron shtetin e Izraelit për 70 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësDeklaratë për media