Na ndiqni në:

Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën Kosovën

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Përmes një bisede telefonike tejet të përzemërt, ambasadori i Emiratave të Bashkuara Arabe në OKB, Nju-Jork, z. Ahmed Abdulrahman Al-Jarman, e njoftoi ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni se Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Prishtinë, 14 tetor 2008

Nga ana e tij, ministri Hyseni e falënderoi ambasadorin z. Al-Jarman për këtë hap që ka ndërmarrë qeveria e tij.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i 51 që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovra.

Së shpejti pritet edhe letra zyrtare e njohjes.

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo Šilhavy