Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Maqedonisë, z. Karajanov

Sot, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Maqedonisë, z. Stojan Karajanov.

Prishtinë, 10 tetor 2008

Zoti Karajanov ia ka dorëzuar ministrit Hyseni Notën verbale, me të cilën njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, më 9 tetor 2008, ka njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Ministri Hyseni ka shfrytëzuar rastin të falënderojë Qeverinë dhe popullin e Republikës së Maqedonisë për njohjen e Kosovës.
“Njohja e Republikës së Kosovës nga Republika e Malit të Zi dhe nga Republika e Maqedonisë është hap tepër i rëndësishëm për rajonin. Me këtë rajoni hap edhe më shumë rrugët e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe siguron stabilitet në të gjitha fushat”, ka theksuar ministri Hyseni.
Me njohjen e Kosovës nga ana e Republikës së Maqedonisë, numri i vendeve që kanë njohur Kosovën ka arritur në 50. 

Ministri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në PrizrenNënshkruhen dy marrëveshje për pjesëmarrje në Programet e BE: “Evropa Kreative” dhe “Erasmus +”Ministri i jashtëm Pacolli takoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, diskutohet perspektiva evropiane dhe liberalizimi i vizave për Kosovën Zëvendëskryeministri Pacolli takoi homologun nga Luksemburgu Asselborn, ri-konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për Kosovën