Na ndiqni në:

Mali i Zi njeh Republikën e Kosovës

Më 9 tetor 2008, përmes një njoftimi zyrtar dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit të vendit, z. Hashim Thaçi, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, konfirmohet njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga Republika e Malit të Zi.

Prishtinë, 9 tetor 2008

“Të nderuar Shkëlqesi,

Duke iu referuar letrës Suaj të datës 17 shkurt 2008, me anë të së cilës ftoni Malin e Zi të njohë Republikën e Kosovës, kam nderin t’ju informoj se Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran.”

Republika e Malit të Zi është vendi i 49-të që njeh shtetin e Kosovës.

Zëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli