Na ndiqni në:

Arabia Saudite do ta marrë shpejt vendimin për njohjen e Kosovës

Dje, në kuadër të aktivitetit lobues në Nju-Jork, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Abdullatef H. Sallam.

Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore, ministri Hyseni e ka njohur z. Sallam me arritjet e Kosovës, në kohën e realitetit të saj të ri të pasluftës, me theks të posaçëm te zhvillimet dhe progresi pas shpalljes së pavarësisë. Ndërsa e ka falënderuar z. Sallam për ndihmën e madhe që ka dhënë Mbretëria e Arabisë Saudite për Kosovën gjatë viteve të pasluftës, ministri Hyseni ka kërkuar që ky shtet shumë i rëndësishëm i botës arabe ta njohë Kosovën sa më shpejt. "Me këtë Ju do ta ndihmonit një shtet të sapolindur, do ta ndihmonit stabilitetin politik dhe ekonomik të tij, pra do ta ndihmonit shumë popullin e Kosovës.", i ka thënë ministri Hyseni bashkëbiseduesit të tij nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
Ministri Hyseni po ashtu ka kërkuar që Mbretëria e Arabisë Saudite të votojë kundër projekt-rezolutës serbe për Kosovën, me të cilën do t'i kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një mendim për legalitetin e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës. Ministri i Jashtëm i Kosovës ka theksuar se njohja e një vendi përcakthet plotësisht nga vullneti politik, prandaj, po kaloi rezoluta, asnjë mendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të ketë efekt juridik mbi Kosovën.
Përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Arbisë Saudite në OKB ka përcjellë përgëzimet e mbretit dhe të Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për përparimet që ka arritur Kosova. Ai ka thënë që populli saudit, mbreti i tyre dhe qeveria janë pranë popullit të Kosovës dhe kanë qenë pranë tij edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë. Mbretëria e Arabisë Saudite do të marrë shpejt vendimin për njohjen e Kosovës, ka përfunduar ai. 

Ministri Jashtëm Pacolli takon Lordin Amad, diskutohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëZëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takohet me Presidentin e Italisë Mattarella, Italia do të mbështet fuqishëm KosovënPacolli në Samitin e Londrës, flet për rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë dhe përmirësimin e perspektivës së tyreMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunojnë ngushtë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë