Na ndiqni në:

Ministri Hyseni dënon deklaratat e Tadiçit për ndarjen e Kosovës

Këtë, ministri Hyseni e ka bërë gjatë një interviste për BBC-në. Në kudër të fushatës së lobimit për pavarësinë e Kosovës, ministri i Jashtëm Hyseni dje ka dhënë një intervistë për BBC-në në gjuhën angleze.

Gjatë intervistës, ministri Hyseni ka folur për procesin e njohjes së Kosovës, për mundësitë për njohje të reja, për padobinë e projekt-rezolutës serbe për Kosovën etj.Edhe gjatë kësaj interviste, ministri ka dënuar deklaratën e presidentit serb Tadiç për opsionin e ndarjes së Kosovës. "Kjo është e papranuesheme, e palejueshme dhe tepër e rrezikshme. Çdo ndryshim kufiri do të shoqërohej me ndryshime të tjera e kjo do të çonte në konfkikte të reja në rajon. Bota demokratike duhet të jetë e kujdeshme me Serbinë e deklaratave të tilla", ka theksuar ai ndër të tjera.

Zëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliZëvendësministri i Jashtëm Dedaj pritet në Lezhë nga kryetari Frrokaj