Na ndiqni në:

Ministri Hyseni kërkon njohjen e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjatë qëndrimit të tij në Nju- Jork, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka vazhduar aktivitetet e tij lobuese për njohjen e shtetësisë së Kosovës dhe bllokimin e iniciativës serbe.

Në kuadër të axhendës së ngjeshur dhe kontakteve të vazhdueshme, ministri Hyseni, është takuar me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, Ahmed Abdulrahim Al-Jarman. Gjatë takimit, ministri Hyseni e ka njohur ambasadorin Al-Jarman me zhvillimet shumëplanëshe në Kosovën e pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shtator 2008. Po ashtu, ministri Hyseni e ka njohur bashkëbiseduesin e tij edhe me proceset e para pavarësisë, duke përshkruar rrugën që ka kaluar Kosova për të arritur pavarësinë.
Natyrisht që temë kryesore e takimit ka qenë procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës, dinamika e këtij procesi dhe rezoluta e propozuar nga Serbia.
Ministri Hyseni ka theksuar se Kosovën e kanë njohur 47 vende nga të katër anët e botës, përfshirë 21 shtete anëtare të Bashkimit Europian. Ministri ka theksuar po ashtu nevojën që ky proces të vazhdojë, që Kosova të njihet nga vende të tjera, në mënyrë që të hapen mundësitë për aplikim dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare politike, financiare e të sigurisë. Ai ka nxitur ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe që vendi i tij ta njohë sa më parë Republikën e Kosovës, shtet sovran dhe të pavaruar. Ministri i Jashtëm po ashtu ka kërkuar që Emiratet e Bashkuara të votojnë kundër nismës serbe, duke e cilësuar atë si të dëmshme për tërë rajonin, si dhe për vetë Serbinë.
Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB ka vënë në dukje se vendi i tij është në dijeni për të gjitha proceset në Kosovë, për përpjekjet e institucioneve të Kosovës që minoriteti serb të integrohet plotësisht në shoqërinë kosovare, si dhe për dëshirën e nevojën që Kosova të njihet sa më gjerë. Ai ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe do të shqyrtojnë kërkesën e Kosovës për njohje dhe se do të sillen konform interesave nacionale e rajonale. 

Ministri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli