Na ndiqni në:

Ministri Hyseni mban konferencë për medie në selinë e OKB-së

Po dje, ministri i Jashtëm Hyseni, në selinë e OKB-së në Nju-Jork, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilin ishin të pranishëm korrespondentë të disa nga medieve më prestigjioze të botës. Konferenca ka zgjuar interesim mjaft të madh.

Ministri Hyseni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ka sqaruar pozicionin politik e juridik të Kosovës përballë nismës serbe për t'u votuar një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai edhe një herë ka argumentuar të drejtën historike, politike e juridike të Kosovës për pavarësi.
Duke u përgjigjur në pyetjet për të, ministri Hyseni ka theksuar se vota për rezolutën serbe nuk sjell asnjë të mirë për askënd, se, nëse votohet draft-rezoluta, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të ketë kurrfarë efekti sa i takon statusit juridik të Kosovës. Ai është shprehur i bindur që në rast mendimi, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shprehet në favor të Kosovës.
Po ashtu, ministri Hyseni e ka quajtur të papranueshme dhe e ka dënuar deklaratën e presidentit serb Tadiç për opsionin e ndarjes së Kosovës. Secili ndryshim i kufijve në rajon, sjell dëme të paparashikueshme, pa përjashtuar këtu përsëritjen e konflikteve tragjike që lanë pas me qindra mijëra viktima. Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të jetë e kujdesshme me Serbinë, që të mos e shpërblejë atë, të mos e konsiderojë viktimë, meqë është vetë Serbia ajo që shkaktoi tragjeditë e para një dekade në rajon. Ai tha që "është shumë herët që bota ta harrojë Srebrenicën, Reçakun, familjen Jashari e familje të tjera të vrara e të masakruara gjatë luftrave në ish-Jugosllavi".
Në kuadër të strategjisë lobuese përmes medieve, ministri Hyseni po ashtu ka dhënë një intervistë të gjatë, të transmetuar drejtëprdrejt nga kanali televiziv ICAST NEWS. Intervista i është kushtur në tërësi çështjes së njohjes së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.
Ministri Hyseni edhe gjatë kësaj interviste ka shfytëzuar rastin të bëjë publike pikpamjet e institucioneve të Kosovës sa i takon kësaj çështjeje.

Zëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Greqia po thellojnë bashkëpunimin, Forumi Ekonomik në mes dy vendeve në vjeshtëKosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të FrankofonisëZv/Kryeministri Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje përfundimtare