Na ndiqni në:

Republika e Afrikës Qendrore njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 22 korrik – Republika e Afrikës Qendrore u bë sot shteti i 77 që ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje vjen në kohën e shtimit të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të përmbyllur procesin e njohjeve. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikan, në Afrikën ekuatoriale. Ajo popullohet nga rreth 4 milionë banorë dhe ka për kryeqytet Banguin. Republika ndahet në 14 provinca, 2 prefektura dhe një distrikt.

Ky shtet në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, dhe me Kamerunin.

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë Organizatë