Na ndiqni në:

Libia nuk e përkrah nismën serbe

Gjatë qëndrimit të tij në Nju-Jork, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka vazhduar aktivitetin e tij lobues. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ka qenë edhe takimi me ambasadorin e Libisë në OKB, Giadalla Ettalhi.

Gjatë takimit me ambasadorin e Libisë në OKB, Giadalla Ettalhi, ministri Hyseni ka biseduar rreth proceseve në Kosovë, me theks të posaçëm te kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por edhe për mosvotimin nga ana e Libisë të iniciativës serbe në OKB. Fillimisht, ministri Hyseni e ka njohur ambasadorin e Libisë me progresin në Kosovë, në të gjitha fushat, pas shpalljes së pavarësisë, me punën që po bëjnë institucionet e Kosovës për t'u garantuar ambient të sigurtë të gjithë qytetarëve të saj, si dhe me punën e madhe në fushën e legjislacionit.
Sigurisht që ministri Hyseni, edhe në këtë takim ka kërkuar nga ambasadori Ettalhi njohje për Kosovën nga Libia. Ai ka nxitur ambasadorin libian që vendi i tij ta shqyrtojë sa më parë që të jetë e mundur çështjen e njohjes së shtetit më të ri në botë.
Ministri i Jashtëm Hyseni, po ashtu ka kërkuar që Libia të mos e përkrahë nismën serbe për nxjerrjen e një rezolute për Kosovën nga Asamblea e Përgjithshme e OKB-së. Ai ka theksuar se nëse votohet, rezoluta e tillë nuk sjell dobi për askënd, as për vetë Serbinë.
Ambasadori i Libisë në OKB ka thënë se vendi i tij ndjek në vazhdimësi të gjitha zhvillimet në Kosovë. Ai ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të vijojnë të punojnë si deri më tani. Po ashtu, ai ka siguruar ministrin Hyseni se, Libia në kohë të duhur do të ketë një vendim sa i takon njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe se Libia nuk do ta përkrahë nismën serbe në Asamblenë e Përgjithshme. 

Zëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo Šilhavy