Na ndiqni në:

Ambasadori Vizner i kënaqur me numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën

Në fund të ditës së djeshme, ministri Hyseni ka patur një darkë pune me ambasadrorin Frenk Vizner, me të cilin ka biseduar gjatë për proceset në Kosovë, për të arriturat e saj pas shpalljes së pavarësisë dhe për sfidat që i presin në të ardhmen institucionet e Kosovës.

Temë themelore e takimit ka qenë procesi i njohjes së Kosovës. Ambasdori Vizner e ka konsideruar të kënaqshëm numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën, ka bërë thirrje që kontaktet, në të cilat kërkohet njohja e shtetit më të ri në botë, të vijojnë dhe që institucionet e Kosovës të krijojnë ambient të përshtatshëm për investime, me qëllim të zhvillimit ekonomik të saj. Ai ka theksuar që vetëm zhvillimi ekonomik është garanci për një shoqëri prosperuese dhe institucione stabile.

Ministri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq