Na ndiqni në:

Ministri Hyseni lobon edhe nga ekrani i BLOOMBERG Tv

Në kuadër të strategjisë për sensibilizimin e opinionit rreth Kosovës, statusit të saj si shteti më i ri në botë, procesit të njohjeve, progresit ekonomik dhe kryesisht zhvillimeve politike e ekonomike pas pavarësisë, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka dhënë një intervistë të gjatë BLOOMBERG Tv.

Ky kanal prestigjoz televiziv është i njohur për politika financiare dhe përgjithësisht për emisione të natyrës politike. Gjatë intervistës me moderatorin e njohur të këtij TV Mike Schneider, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës ka folur për arritjet dhe progresin e përgjithshëm të Kosovës pas pavarësisë, për perspektivat e saj, por edhe për sfidat me të cilat ajo po përballet në këtë fazë të parë të ndërtimit të shtetit. Gjatë intervistës, ministri Hyseni ka folur edhe për fazat paraprake në të cilat ka kaluar Kosova për të mbërritur deri këtu, me theks të posaçëm te procesi i gjatë negociator dhe përfundimi i tij pa marrëveshje për shkak të qëndrimeve të ngurta të Serbisë. Duke folur për procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ministri Hyseni ripërsëriti kërkesën e njohur të institucioneve kosovare për njohje sa më të shpejta të Kosovës nga vende që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap apo që hezitojnë ta ndërmarrin atë, ndërsa po ashtu argumentoi nevojën dhe domosdoshmërinë që të bllokohet rezoluta serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ministri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun nga Emiratet të Bashkuara Arabe: EBA do të rrisë mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha i reagon patriarkut serb: Deklarimet e tij janë konstatime për keqardhje dhe jashtë frymës së festësZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në Holandë