Na ndiqni në:

Aktivitete të tjera lobuese të ministrit Hyseni në Nju-Jork

Po gjatë ditës së djeshme, në Nju-Jork, ministri Hyseni është takuar edhe me ministren e Jashtme të Lihtenshtjenit, Rita Kieber-Beck, të cilën e ka falënderuar për njohjen e Republikës së Kosovës nga Lihtenshtejni dhe ka kërkuar përkrahje edhe më tëj, duke përfshirë edhe votimin kundër nismës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndërkaq, ministri Hyseni ka takuar dhe ka falënderuar për njohjen e Kosovës edhe ambasadorin e Austrisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Gerhard Pfanzelter, dhe ka kërkuar nga ai që Austria të votojë kundër nismës serbe.
Po dje, ministri i Jashtëm i Kosovës ka pasur një takim edhe me ambasadorin e Katarit në OKB, me të cilin ka biseduar për situatën politike e të sigurisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Edhe në këtë takim, Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën dhe votën kundër nismës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

Ministri Jashtëm Pacolli takon Lordin Amad, diskutohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëZëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës Kosova do të bëhet me status të anëtarit asociues në Organizatën e FrankofonisëEditorial: A ka një vend tjetër afër Italisë, ku fjala Paqe mund të tingëllojë më fort se Kosova? Nga Behgjet Pacolli, ministër i jashtëm i Kosovës