Na ndiqni në:

Takim premtues me ministrin e Jashtëm të Malajzisë

Gjatë qëndrimit të tij në Nju- Jork, ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka vazhduar serinë e takimeve me homologë të tij nga vende të ndryshme të botës. Temë qendrore e të gjitha takimeve ka qenë kërkesa e vazhdueshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe kërkesa tjetër për mosvotimin nga këto vende të rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në kuadër të këtyre takimeve, gjatë ditës së djeshme ministri Hyseni është takuar me ministrin e Jashtëm të Malajzisë, dr. Rais Yatim.
Në takimin e zhvilluar në një frymë tepër miqësore, ministri Hyseni e ka njohur homologun nga Malajzia me zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe me procesin e njohjes së shtetësisë së Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka kërkuar nga ministri Yatim që Malajzia ta njohë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur sa më parë që të jetë e mundur dhe të votojë kundër rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ministri Hyseni nuk ka lënë pa falënderuar ministrin e Jashtëm të Malajzisë për ndihmën e madhe që ka dhënë e po jep ky shtet në Kosovë, qoftë në planin civil, ashtu dhe në planin ushtarak e atë të sigurisë.
Minstri i Jashtëm i Malajzisë, nga ana e tij, ka përgëzuar ministrin Hyseni për arritjet e Kosovës dhe e ka inkurajuar atë që Kosova të vazhdojë rrugën e nisur të konstituimit të demokracisë e të mirëqenies sociale.
Ministri i Jashtëm i Malajzisë ka siguruar homologun kosovar se vendi i tij do ta njohë Kosovën shumë shpejt dhe do të hapë rrugë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. 

Bashkia e Kukësit nderon Ministrin e Jashtëm Pacolli për kontributin e tij gjatë luftës dhe vizionin për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike KombëtareMinistri i Jashtëm Pacolli uron shtetin e Izraelit për 70 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësZëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj nderohet nga Arbëreshët Fjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut Kukës