Na ndiqni në:

Ministri Hyseni i kërkon homologut të tij që Egjipti ta njohë Kosovën sa më shpejt

Pjesë e axhendës së djeshme të ministrit Hyseni në Nju- Jork ka qenë edhe takimi me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit.
Në një takim të gjatë, ministrat e jashtëm të të dy vendeve kanë biseduar për situatën politike dhe atë ekonomike në Kosovë e rajon, për procesin e njohjes së Kosovës dhe për rezolutën e inicuar nga Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ministri Hyseni ka kërkuar që Egjipti të njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur, si dhe të votojë kundër iniciativës serbe për Kosovën. Ai ka ritheksuar se, kjo iniciativë nuk sjell dobi as për vetë Serbinë dhe dëmton marrëdhëniet në rajon, sidomos ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Po ashtu, ministri i Jashtëm i Kosovës ka falenderuar homologun nga Egjipti për ndihmën e vazhdueshme që ky vend ka dhënë për Kosovën që nga përfundimi i luftës.

Ministri i Jashtëm i Egjipitit i ka thënë ministrit Hyseni se qeveria e vendit të tij po ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Ai, po ashtu e ka përgëzuar ministrin Hyseni për punën e mirë që institucionet e Kosovës kanë bërë për avancimin e dukshëm të pozitës së minoriteteve në Kosovë.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit është shprehur se vendi i tij do të reagojë në kohë të duhur lidhur me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka shprehur besimin e palëkundur se vendi i Kosovës do të jetë në BE dhe rrugë tjetër nuk do të ketë. 

Ministri i Jashtëm Pacolli: Përfaqësimi diplomatik i Kosovës në Kostarikë, i rëndësishëm për prezencën tonë në Amerikën LatineBashkia e Kukësit nderon Ministrin e Jashtëm Pacolli për kontributin e tij gjatë luftës dhe vizionin për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike KombëtareFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut KukësTakim i suksesshëm midis dy ministrave të jashtëm dhe zëvendëskryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Zaharieva dhe Pacolli në Sofje