Na ndiqni në:

Pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm, ka thënë Daniel Frid

Delegacioni i Kosovës, edhe ditën e djeshme ka vazhduar serinë e takimeve në Nju Jork. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm, Skender Hyseni në kuadër të takimeve të ditës së djeshme janë takuar me ndihmëssekretarin e shtetit, Daniel Frid.

Nju-Jork, 26 shtator 2008

Në takim bashkëbiseduesit kanë rrahur tema të shumta që kishin në epiqendër Kosovën dhe zhvillimet e saj aktuale. Në këtë kuadër, gjatë takimit është biseduar për proceset në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt, për raportet me fqinjët, si dhe për gjendjen ekonomike në Kosovë dhe mundësitë e stabilizimit e të rritjes së saj.
Presidenti dhe ministri i Jashtëm I Kosovës, e kanë njoftur z. Frid me zhvillimet në Kosovë, me punën e institucioneve të Kosovës, sidomos në rrafshnin e përpjekjeve për të siguruar më shumë njohje dhe për të bllokuar rezolutën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme. Daniel Frid ka përkrahur dhe ka lavdëruar punën e institucioneve, sidomos përpjekjen për të krijuar e kultivuar sa më shumë kontakte me vendet anë e kënd botës.
Presidenti Sejdiu, në emër të institucioneve dhe të popullit të Kosovës, ka falënderuar z. Frid për ndihmën vendimtare që kanë dhënë e po japin SHBA-të për Kosovën, dhe ka kërkuar mbështetje të mëtejme.
Zoti Frid, nga ana e tij është shprehur i bindur në drejtësinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, sipas tij ka sjellë stabilitet në Kosovë dhe rajon dhe ky stabilitet do të garantohet plotësisht me njohjen e Kosovës shtet sovran e të pavaruar edhe nga vende të tjera, sidomos nga vendet fqinjë dhe ato të rajonit. “Pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm, një çështje e mbyllur përgjithmonë”, ka përfunduar z. Frid. 

Ministri i Jashtëm Pacolli në Emirate të Bashkuara Arabe, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaciZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëAmbasadori Norvegjisë priti Zëvendësministrin e jashtëm, Gjergj DedajMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e Përfaqësuesve