Na ndiqni në:

Guineja pritet ta njohë shpejt Kosovën

Pjesë e axhendës së takimeve të ministrit të Republikës së Kosovës Skender Hyseni në Nju Jork ka qenë edhe takimi me ministrin e Jashtëm të Republikës së Guinesë, Amadou Lamarana Bah. Takimi mes dy homologëve ka qenë i gjatë e I frytshëm, ndërsa biseda mes tyre vlerësohet të ketë qenë e shkëlqyer.

Ministri Hyseni e ka informuar homologun e vet nga Republika e Guinesë për arritjet e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, për procesin e njohjes së shtetit më të ri në botë dhe ka kërkuar që Republika e Guinesë ta njohë Kosovën sa më parë që të jetë e mundur. Po ashtu, ministri Hyseni ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Republikës së Guinesë që vendi i tij të votojë kundër rezolutës serbe për Kosovën.
Ndërkaq, ministry Hyseni ka hasur mirëkuptimin e plotë të homologut të tij. Ministri i Jashtëm i Republikës së Guinesë ka theksuar që vendi i tij e kupton plotësisht gjendjen e Kosovës. “Meqë edhe ne jo shumë larg nga sot, kemi kaluar nëpër këtë proces, prandaj i kuptojmë vështirësitë dhe dëshirën e kombeve të reja për t’u njohur ndërkombëtarisht e për t’u bërë pjesë e organizmave ndërkombëtarë”.
Ministri Bah ka siguruar ministrin Hyseni se Republika e Guinesë do ta japë lajmin e mirë për Kosovën, pra do ta njohë atë, në një kohë optimale. 

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha i reagon patriarkut serb: Deklarimet e tij janë konstatime për keqardhje dhe jashtë frymës së festësMinistri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun nga Emiratet të Bashkuara Arabe: EBA do të rrisë mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Ambasadori Norvegjisë priti Zëvendësministrin e jashtëm, Gjergj Dedaj