Na ndiqni në:

Ministri Hyseni kërkon nga Afrika e Jugut ta njohë Kosovën

Po në kuadër të takimeve të ditës së djeshme, ministri i Jashtëm I Republikës së Kosovës Skender Hyseni ka pasur një bisedë të gjatë me ministren e Jashtme të Afrikës së Jugut, Dr. Nkosazana Dlamini Zuma.

Hyseni ka sqaruar pozicionin politik të Kosovës para dhe pas njohjes, ka njoftuar ministren me procesin e njohjes së Republikës së Kosovës dhe ka kërkuar nga ajo që Afrika e Jugut t’u bashkohet vendeve që kanë njohur Kosovën. Ministri Hyseni po ashtu ka kërkuar nga homologia e tij, edhe që Afrika e Jugut të votojë kundër rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Kosova ka qenë rreth një shekull e kolonizuar nga Serbia. Shqiptarët kanë jetuar nën një regjim të egër. Ekonomia e Kosovës është keqmenaxhuar e shaktërruar sistematikisht, sidomos nën regjimin e Milosheviqit”, ka thënë mes të tjerash gjatë bisedës, ministri Hyseni.
Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut ka theksuar që qeveria e vendit të saj po ndjek me kujdes rrugëtimin e Kosovës dhe se Afrika e Jugut do të marrë një vendim për Kosovën pasi ta ketë shqyrtuar çështjen nga të gjitha anët. Afrikës së Jugut do t’i duhet ende kohë për këtë. 

Kosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të FrankofonisëPacolli në Samitin e Londrës, flet për rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë dhe përmirësimin e perspektivës së tyreZv/Kryeministri Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje përfundimtareZëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës