Na ndiqni në:

Republika e Kosovës vendos marrëdhënie diplomatike me Sulltanatin e Omanit

Prishtinë, 4 shkurt 2011 - Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Sulltanatin e Omanit. Përmes ambasadës sonë në Londër kemi marrë letër nga Sulltanati i Omanit, i cili hap dyert për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës.

Në letrën që ka mbërri në Ministrinë e Punëve të Jashtme thuhet: “U njohëm me vendimin e GJND lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit do të mirëpresë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, në të cilat ajo dëshiron të anëtarësohet”.

MPJ që nga sot ka marrë vendim që Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ta akreditojë si ambasador jo rezident në Oman dhe kjo kërkesë do të deponohet pranë autoritete përkatëse të Sulltanatit të Omanit.

Sulltanati i Omanit është vendi i 75 që e njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
 

Deklaratë e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, në lidhje me mos-lejimin e hyrjes të karateistëve të Kombëtares së Republikës së Kosovës në Republikën e SerbisëKomunikatë për media në lidhje me ndalimin e dy pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb të Kosovës nga autoritet serbeZëvendës-ministrja Vuniqi takon përfaqësues të Dubai Expo 2020, mirëpret mundësinë që Kosova të merr pjesë në këtë ngjarje botëoreKomunikatë për Media