Na ndiqni në:

Katari njohu Republikën e Kosovës

Prishtinë, 7 janar 2010 – Shteti i Katarit ka njohur Kosovën e pavarur dhe ka nënshkruar aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në letrën e njohjes akorduar nga Kryeministri – Ministri i Jashtëm i Katarit Hamad bin Jassim bin Jabr Al-Thani thuhet se Shteti i Katarit pasi ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, ka njohur pasaportat e lëshuara nga Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë këtë akt, njëkohësisht duke e autorizuar Përfaqësuesin Permanent të Katarit në OKB në New York, të shpallë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në New York, konsullja e përgjithshme Arta Rama ka nënshkruar aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë - Katar.

Shteti i Katarit me akordimin e këtij akti, paraqet njohjen e 73 të shtetit të pavarur të Kosovës.

Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli adreson ministerialin e vendeve të Procesit të Vishegradit plus 4 vende të Ballkanit Perëndimor, me një fjalim ku tregon lidhjet e forta të Kosovës me EuropënMinistri i Jashtëm Pacolli uron Paraguajin për 207 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjesDeklaratë e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, në lidhje me mos-lejimin e hyrjes të karateistëve të Kombëtares së Republikës së Kosovës në Republikën e SerbisëFillon në Sunion, ministeriali i Grupit të Vishegradit, plus vendeve të Ballkanit perëndimor, ku ministri Pacolli po merr pjesë me ftesë të homologut të tij grek, Nikos Kotzias