Na ndiqni në:

Kryediplomati sllovak thotë se Kosova është rast i veçantë

Në kuadër të përpjekjeve për të siguruar njohje të reja për Kosovën dhe për të bllokuar rezolutën serbe, presidenti Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni janë takuar me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, z. Jan Kubish.

Presidenti dhe ministri kanë shprehur angazhimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për marrëdhënie të mira me vendet e rajonit.
Presidenti Sejdiu theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka mbyllur procesin e shpërbërjes jokonsensuale të ish-Jugosllavisë. Kosova është njohur nga 47 shtete dhe punon e pret që të njihet edhe nga vendet e tjera të botës.
Presidenti Sejdiu ka theksuar se njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës nga ana e Sllovakisë, do të mbyllë të gjitha çështjet në rajon. Ai ka kërkuar që në rrugën drejt njohjes së Kosovës, Sllovakia të njohë pasaportat e Kosovës, që të sigurohet qarkullim sa më i lirë i qytetarëve.
Ministri i Jashtëm sllovak ka folur me mirëkuptim për kërkesat e palës kosovare. Ai ka theksuar se Sllovakia ka dhe do të zhvillojë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën. "Kosova është një rast i veçantë dhe nuk bën të krahasohet me asnjë rast tjetër, as me Osetinë dhe Abkhazinë", ka nënvizuar ai.
Ndërkaq, gjatë takimit, ministri Hyseni ka theksuar se rezoluta serbe nuk do të sjellë asnjë të mirë për askënd, madje as për vetë Serbinë. Ajo do të dëmtojë marrëdhëniet në rajon, por nuk do të ketë asnjë efekt juridik sa i takon pavarësisë së Kosovës. Kosova është e pavarur dhe kjo nuk zhbëhet më, ka nënvizuar ai. Mbi këtë bazë ka kërkuar që Sllovakia të votojë kundër rezolutës serbe dhe sa më parë që të jetë e mundur të shqyrtojë kërkesën e palës kosovare për njohje. 

Zëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës Kosova do të bëhet me status të anëtarit asociues në Organizatën e FrankofonisëTelegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të znj, Sadije Agani, bashkëshortes së akademikut, Fehmi AganiMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunojnë ngushtë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë