Na ndiqni në:

NATO premton ndihmë të mëtejshme për sigurinë e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, patën sot një takim miqësor dhe të frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap De Hop Skefer.

Gjatë këtij takimi, është biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë, për procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për rezolutën serbe për Kosovën paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni falenderuan Sekretarin e Përgjitshëm të NATO-s për ndihmën që po jep kjo organizatë në fushën e sigurisë në Kosovë, por edhe në rrafshin politik. Ata, po ashtu theksuan nevojën e përmbylljes së procesit të njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet anëtare të NATO-s.
Sa i takon rezolutës serbe për Kosovën, presidenti e ministri i Jashtëm theksuan edhe një herë efektin negativ që do të kishte kjo rezolutë në raportet ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe të vetë Kosovës me Serbinë.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s premtoi ndihmën e mëtejme të organizatës që drejton ai, për të siguruar ambient të qetë e të sigurt në Kosovë për secilin qytetar të saj. “KFOR-i do të mbetet i përkushtuar që të sigurojë ambient të qetë e të sigurt për secilin qytetar të saj.”, ka theksuar ai. Skefer ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës në planin e menaxhimt të situatave pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008. 

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari Tillerson