Na ndiqni në:

Dita e vendimit të njohjes nga Mali i Zi po afrohet

Një nga takimet e shumta që delegacioni i Kosovës pati sot në Nju-Jork ishte edhe ai me presidentin Vujanoviq, të Malit të Zi dhe me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Rocen. Gjatë takimit, palët biseduan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në shumë plane, duke filluar nga ai i sigurisë, ekonomisë, por edhe në atë politik.

Duke folur për rëndësinë e përmbylljes së ciklit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga fqinjët, presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni, edhe një herë u fokusuan te rëndësia që ka për Kosovën njohja nga Mali i Zi. Po ashtu, gjatë takimit, pala kosovare theksoi nevojën e bllokimit të rezolutës serbe për Kosovën.

Kryetari Vujanoviq dhe ministri i Jashtëm Rocen e siguruan presidentin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës se Mali i Zi do të marrë vendimin lidhur me njohjen e Kosovës duke pasur parasysh interesat e veta nacionale. Ata siguruan se dita e vendimit po afrohet. 

MPJ uron Kryeministrat Tsiparas dhe Zaev, mirëpret Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit Zëvendëskryeministri Pacolli takoi homologun nga Luksemburgu Asselborn, ri-konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për KosovënMinistri i jashtëm Pacolli takoi përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA, diskutohet krijimi i zonës ekonomike japoneze në Kosovë Komunikatë për media