Na ndiqni në:

Aktivitete të tjera të ministrit Hyseni në Nju Jork

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ministri i Jashtëm dhe misioni diplomatik i Holandës në OKB. Ministri Hyseni shfrytëzoi rastin për të takuar ministrat e Jashtëm të shumë vendeve të botës. Me një numër nga ata ministri Hyseni do të ketë takime të veçanta në ditët në vijim.

Po ashtu, misioni i Shqipërisë në OKB ka shtruar darkë për delegacionet e Shqipërisë e të Kosovës, të kryesuara nga presidentët Topi e Sejdiu.

Në darkë ishin të pranishëm ministrat respektivë të punëve të jashtme, Basha e Hyseni.

Ndërkaq, sot, në orët e pasditës, sipas orës lokale, presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni pritet të takohen me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s jap De Hop Skefer dhe me presidentin Vujanovic dhe ministrin e Jashtëm Rocen të Malit të Zi.

Ndërkaq ministri i Jashtëm Hyseni po sot do të ketë një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm të Kamerunit Henry Eyebe Ayissi. 

Ministri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në PrizrenMinistri i Jashtëm Pacolli pret Ambasadorën e Izraelit, i kërkon ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Komunikatë për media