Na ndiqni në:

Presidenti Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni u takuan me ambasadorin e SHBA-ve në OKB, Khalizad

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ministri i punëve të Jashtme, Skender Hyseni, u takuan me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Zalmaj Khalilzad.

Nju-Jork, 22 shtator 2008

Fillimisht, presidenti dhe ministri i Jashtëm e njoftuan ambasadorin Khalilzad me situatën aktuale politike e të sigurisë në Kosovë. Më tej, në takim u bisedua për ecurinë e procesit të njohjes së Republikës së Kosovës, si dhe për rezolutën e Serbisë, paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për t’i kërkuar mendim Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni theksuan se, ndonëse rezoluta nuk prodhon kurrfarë efekti juridik për pavarësinë e Kosovës, ajo megjithatë mund të dëmtojë raportet afatgjata mes vendeve të rajonit e në vecanti raportet Kosovë-Serbi. Prandaj, është me interes për të gjithë rajonin që kjo rezolutë të bllokohet.
Ambasadori Khalizad u shpresh se SHBA-të janë të bindura në ligjshmërinë e plotë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke pasur parasysh historinë e saj të vecantë, procesin politik nëpër të cilin ka kalur Kosova, përfshirë këtu administrimin e saj nga UNMIK-u, si dhe bisedimet me Beogradin, të udhëhequra nga presidenti Ahtisari, të cilat u mbyllen pa ndonjë marrëveshje lidhur me statusin e Kosovës.
Ambasadori Khalilzad premtoi ndihmën e mëtejme të SHBA-ve për të sensibilizuar vendet e ndryshme të botës për ta njohur Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavaruar sa më parë që të jetë e mundur.
Në fund, ambasadori Khalizad cmoi si shumë të rëndësishëm vendimin e presidentit të Kosovës për të dërguar të ngarkuarit me punë në Uashington e NJu-Jork, si dhe në disa vende të tjera. 

Zëvendësministri i Jashtëm Besnik Hoti priti në takim një delegacion nga Ambasada franceze në PrishtinëFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut KukësZëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!Deklaratë e MPJ-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian mbi Kosovën