Na ndiqni në:

Ministri Hyseni u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike

Sot, në Xheda të Arabisë Saudite, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Skender Hyseni, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, z. Ekmeleddin Ihsanoglu. Gjatë bisedës , e cila kaloi në frymë miqësore dhe mirëkuptimi, bashkëbiseduesit rrahën tema të shumta, ndanë mendime mbi shumë çështje që kryesisht kishin të bënin me pavarësinë e saj, zhvillimet aktuale, procesin e njohjes etj.

Xheda, Arabia Saudite 13 shtator 2008

Ministri Hyseni e ka njoftuar z. Ihsanoglu me proceset në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Po ashtu, ministri ka folur gjatë për historinë e Kosovës, për karakterin kulturor e etnik të saj, për luftën në Kosovë, Kosovën nën administrimin e OKB-së, pastaj për procesin negociator, deri te pamundësia për të pasur një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Pjesë qendrore e fjalës së ministrit Hyseni ishte Kosova pas pavarësisë në dritën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ministri Hyseni kërkoi nga Sekretari i Përgjishëm i Organizatës së Konferencës Islamike që të përdorë ndikimin e tij te vendet anëtare të Konferencës që ta bllokojnë rezolutën e Serbisë, paraqitur Asamblesë së Përgjitshme të OKB-së. Po ashtu, kërkoi angazhimin e z. Ihsanoglu e të organizatës që drejton ai për shtyrjen përpara të procesit të njohjes së Kosovës nga vendet islamike.
Në anën tjetër, z. Ihsanoglu shprehu mirëkuptim ndaj qëndrimeve të ministrit Hyseni. Ai, më tutje, theksoi që e njeh mirë çështjen e Kosovës dhe se mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën.
Pas takimit, nikoqiri dhe ministri Hyseni mbajtën një konferencë për mediat saudite.
Gjatë vizitës në Xheda, ministri Hyseni është takuar edhe me kryetarin e bordit të drejtorëve të Bankës Islamike për Zhvillim, me të cilin diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit financiar ndërmjet Kosovës dhe kësaj banke.
Ministri Hyseni po qëndron në Xheda me ftesë të Sekretarit të Përgjitshëm të Organizatës së Konferencës Islamike.

Ministri i Jashtëm Pacolli në shtypin e Emirateve e Bashkuara Arabe: Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë KosovësMinistri i jashtëm Pacolli takoi ambasadorin e Francës në KosovëZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha i reagon patriarkut serb: Deklarimet e tij janë konstatime për keqardhje dhe jashtë frymës së festësZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine Camilleri