Na ndiqni në:

Somalia ka njohur Republikën e Kosovës

Republika e Somalisë është vendi i 69 që e ka njohur sot më 19 maj, zyrtarisht Republikën e Kosovës. Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht postuar ministrit Hyseni, i cili gjendet në Nju- Jork, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Republika e Somalisë është vendi i 69 që e ka njohur sot më 19 maj, zyrtarisht Republikën e Kosovës.

Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht postuar ministrit Hyseni, i cili gjendet në Nju- Jork, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Më tej në notën diplomatike thuhet se vendimi është marrë në bazë të kërkesës zyrtare për njohje të nënshkruar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Po ashtu në notë thuhet se qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe kohekzistencën paqësore në Ballkan.
 

Ministri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe Lidos