Na ndiqni në:

Konfirmohet njohja nga Xhibuti

Ambasada e Republikës së Xhibutit në Paris, përmes një note diplomatike ka njoftuar zyrtarisht ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris me vendimin e Qeverisë së Xhibutit për të njohur Kosovën shtet të pavarur.

Në letrën e nënshkruar nga ministri i jashtëm i Xhibutit, Mahmud All Youssouf në mes tjerash thuhet se”Qeveria e Republikës së Xhibutit ka marr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i ka shkruar sot, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Xhibutit Mahmud All Youssouf, të cilin e falënderon për njohjen dhe i shpreh gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Xhibuti është vendi i 68 që e njeh pavarësinë e Kosovës.
 

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin e ulët dhe qyqar në LondërPacolli edhe sot po vazhdon me agjendën e ngjeshur në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme në New YorkTakimet e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Komunikatë për media