Na ndiqni në:

Thekse nga konferenca për shtyp e ministrit Hyseni dhe z. Landsman

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, priti sot në një takim pune drejtorin për çështje të Ballkanit- në Foreign Offic, z. David Landsman, me të cilin rrahu një sërë temash që kishin të bënin me problematikën e Kosovës së pas pavarësisë, zhvillimet e brendshme, procesin e njohjeve, përgatitjen e Kosovës për sesionin e 63 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së etj.

Prishtinë, 10 shtator 2008

Pas takimit, ministri Hyseni dhe bashkëbiseduesi i tij z. Landsman mbajtën një konferencë për shtyp. Më poshtë po ju japim thekse nga kjo konferencë e përbashkët për medie.

Që në krye ministri Hyseni, shprehu kënaqësinë për takimin me z. Landsman, të cilin e quajti një takim miqësor dhe të shkëlqyer. Më tej, ai zbardhi disa nga temat për të cilat u bisedua gjatë takimit: vështirësitë me të cilat po përballet Kosova sot, procesin e njohjeve të shtetësisë së Kosovës, zhvillimet e rëndësishme që janë para Kosovës, siç është sesioni i 63-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, konsolidimin e institucioneve të Kosovës së pavarur me theks të posaçëm te institucionet e reja si Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Forcës së Sigurisë etj. Me këtë rast ministri Hyseni shprehu falenderimin e tij për përkrahjen e madhe që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës si dhe për ofertën zemërgjerë për të ndihmuar në konsolidimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, drejtori për çështje të Ballkanit- në Foreign Offic, z. David Landsman, shprehu kënaqësinë e tij për bisedën e frytshme dhe miqësore me ministrin Hyseni në vizitën e tij të parë në MPJ. Më tej, ai theksoi se, me ministrin Hyseni diskutuan një sërë çështjesh lidhur me ato që i nevoiten çdo vendi të pavarur, siç është Kosova, e cila në rrugën e shtetësisë po ngrihet me këmbët e saj dhe po luan rol aktiv. Po ashtu, z. Landsman, vuri në spikamë përkrahjen, ndihmën e vazhdueshme për MPJ, ndërkaq i inkurajoi zhvillimet në Kosovë. Ndërsa konfirmoi miqësinë mes dy vendeve tona, z. Landsman rikonfirmoi po ashtu ndihmën që i kishte ofruar ministrit Hyseni në procesin e njohjes së mëtejme të pavarësisë së Kosovës. Duke e vlerësuar rëndësinë e vazhdimësisë së procesit të pavarësisë së Kosovës, drejtori për çështje të Ballkanit- në Foreign Offic, ritheksoi mes të tjerash se Britania e Madhe është duke bërë çmos që të ndihmojë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. Në këtë kuadër, ai shprehu kënaqësinë për informacionin e marrë nga ministri Hyseni rreth përgatitjeve të Kosovës për lobimin që ajo do të bëjë në sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Duke mbetur në vazhdën e përkrahjes së Britanisë së Madhe për Kosovën dhe politikën e saj të jashtme, z. Landsman theksoi se pret me padurim takimin me të dërguarin me punë të Kosovës në Britaninë e Madhe, për të cilin konfirmoi mbështetjen e Londrës zyrtare.
Ndërkaq, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për punën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe procesin e lobimit, z. Landsman shprehu konsideratën e tij të lartë, duke e vlerësuar punën e deritashme të MPJ-së si shumë të mirë, ndërkaq po të njëjtin vlerësim ndau edhe për procesin e lobimit dhe atë të të njohjeve.
Numri i njohjeve është mjaft i pranueshëm, kur merret parasysh se nga 46 shtetet që e kanë njohur Kosovën, 21 nga 27 janë vende anëtare të BE-së, 21 nga 26 janë vende anëtare të NATO-s, 3 nga 5 vende janë anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 30 nga 56 vende janë anëtare të OSBE-së, çka përbëjnë më shumë se 60% GDP-së botërore, tha ai mes të tjerash. 

Zëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesit e Fondacionit Heritage, vlerësohen arritjet e Kosovës në Indeksin për Liritë EkonomikeZëvendësministri Hoti priti në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Mahmuti SkënderiKosova do të bëhet me status të anëtarit asociues në Organizatën e Frankofonisë