Na ndiqni në:

Bosnja dhe Hercegovina nuk duhet ta ngatërrojë sportin me politikën

Prishtinë, 8 Gusht 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për vonesat e paarsyeshme, të stërgjatura dhe vështirësitë sistematike të procedurave të pajisjes me viza për anëtarët e Përfaqësueses U16 të Kosovës, në Kampionatin Evropian FIBA –U16, që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës nga data 9 deri më datën 18 Gusht, 2018.

Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit tash e më shumë se tre vjet, andaj tentimi për të vënë pengesa politike me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit jo vetëm që shkell parimin bazë evropian të Lirisë së Lëvizjes, por edhe rregullat e vet Organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi.

Ushtrimi i presionit psikologjik disa ditor ndaj Përfaqësueses së Kosovës në lidhje me këto pengesa, përderisa ata sot është dashur, që të zhvillojnë stërvitjen e tyre në Sarajevë para përballjes në ndeshjen e parë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës nesër është dashakeqëse dhe jo-sportive.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe parnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje. 

Marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës në nivel të knaqshëm, Serbia të ndalë propagandën me lajme të rremeSerbia të distancohet nga praktikat e politikave të MillosheviqitZëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli, shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi AnnanMinistri i Jashtëm Pacolli emëroi dy anëtarët përfaqësues të Republikës së Kosovës në Komisionin e Venedikut