Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli takoi ambasadorin jorezident të Pakistanit në Kosovën, në fokus rritja e bashkëpunimit tregtar

Prishtinë, 2 Korrik 2018 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim Ambasadorin e ri jo-rezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, ku është diskutuar për shkëmbimet tregtare dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve.

Në takim u theksuan raportet e shkëlqyeshme dy palëshe dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe popujve tanë.


“Ne, jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Pakistanit dhënë Kosovës, përfshirë krijimin e një Komisioni të Përbashkët Ministror (Joint Ministerial Commission), për t’i dhënë peshë më të madhe çështjes së shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve”, ka thënë Pacolli.

Zv/Kryeministri Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje përfundimtareKosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të FrankofonisëPacolli në Samitin e Londrës, flet për rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë dhe përmirësimin e perspektivës së tyreMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Greqia po thellojnë bashkëpunimin, Forumi Ekonomik në mes dy vendeve në vjeshtë