Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti shefen e Zyrës për Kosovën në Komisionin Evropian, znj. Genoveva Ruiz Calavera

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, priti në një takim pune shefen e Zyrës për Kosovën në Komisionin Evropian, znj. Genoveva Ruiz Calavera.

Prishtinë, 10 shtator 2008.

Gjatë takimit, ministri Hyseni e njohu bashkëbiseduesen e tij me zhvillimet aktuale në Kosovë, me sfidat me të cilat Kosova po përballet pas shpalljes së pavarësisë, me punën që po bën Ministria e Jashtme e Kosovës për ngritjen e infrastrukturës diplomatike, përmes ngritjes së misioneve diplomatike të Kosovës në botë etj.


Ministri Hyseni dhe znj. Calavera biseduan rreth procesit integrues të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në instittucionet ndërkombëtare, procesin e njohjeve të shtetësisë së Kosovës, zhvillimet aktuale në vend etj. 

Takim i suksesshëm midis dy ministrave të jashtëm dhe zëvendëskryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Zaharieva dhe Pacolli në SofjeMinistri i Jashtëm Pacolli uron shtetin e Izraelit për 70 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësMinistri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin vetëvrasës në Kabul që raportohet se mori jetën e më shumë se 31 personaveZëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!