Na ndiqni në:

Ministri i jashtëm Pacolli takoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, diskutohet perspektiva evropiane dhe liberalizimi i vizave për Kosovën

Prishtinë, 14 qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takim, ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie WIllems, me të cilën kanë diskutuar për perspektivën evropiane, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Pacolli ka njoftuar diplomaten holandeze rreth progresit në Kosovë, në veçanti përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave.


Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Pacolli ka theksuar nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.


Ministri Pacolli ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Holandës edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.


Ky takim i është zhvilluar para vizitës që ministri Pacolli do të zhvillojë më datën 20 qershor në Mbretërinë e Holandës.

Ministria e Jashtme dënon sulmin ndaj objektit të Ambasadës së Kosovës në StokholmMinistri i Jashtëm Pacolli i dërgon telegram ngushëllimi familjes SylajNgushëllime për rastin e ndarjes nga jeta të Z. Adem DemaçiMinistri i Jashtëm Pacolli uron përfaqësuesit e shtetit helvetik në 727-të vjetorin e themelimit të Konfederatës zvicerane