Na ndiqni në:

MPJ uron Kryeministrat Tsiparas dhe Zaev, mirëpret Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit

Prishtinë, 13 qershor 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës uron Kryeministrat Alexis Tsipras e Zoran Zaev dhe mirëpret Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

MPJ vlerëson se kjo Marrëveshje do t’i kontribuojë edhe më tej forcimit të paqes, ruajtjes së stabilitetit, ndërtimit të mirëbesimit, transformimit dhe integrimit euro-atlantik të të gjithë rajonit të Evropës Juglindore, thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm në mes vendeve respektive dhe rritjes së prosperitetit për qytetarët.


MPJ konsideron se arritja e kësaj Marrëveshje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira.


Ministria e Punëve të Jashtme falënderon të gjithë palët dhe akterët e përfshirë në proces që ndihmuan në arritjen e kësaj Marrëveshje.

Ministri i Jashtëm Pacolli emëroi dy anëtarët përfaqësues të Republikës së Kosovës në Komisionin e Venedikut Minisri i Jashtëm Pacolli: Ndryshimi i formatit të raportimit mbi Kosovën në KS të OKB-së është një sukses për Kosovën dhe shtetet aleate dhe partnere të sajBosnja dhe Hercegovina nuk duhet ta ngatërrojë sportin me politikënNgushëllime për rastin e ndarjes nga jeta të Z. Adem Demaçi