Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri Pacolli fton kompaninë e njohur Paul Wurth S.A. për investim në Kosovë

Luksemburg, 8 Qershor 2018 - Në kuadër të vizitës në Luksemburg, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka takuar, z. Thomas Hansmann, Drejtor i Teknologjisë dhe anëtar i Bordit Menaxhues i kompanisë, Paul Wurth S.A.




Kompania Wurth vepron në shumë fusha, ndërsa temë kryesore e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e energjisë. Në prezentimin e tij, z. Hansmann, sqaroi teknologjinë e avancuar dhe standardet, që përdoren nga kompania në fjalë për të prodhuar energji ose ngrohje dhe ftohje nga biomasa dhe mbeturinat.

Kjo teknologji adreson ndotjen dhe emitimin e gazrave CO2 sipas kërkesave të Bashkimit Evropian. Në vazhdim të takimit, Z. Hansmann, ka shprehur interesimin për investim në Kosovë. Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri, Pacolli, ka thënë që mbeturinat mbeten problematikë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës është duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi ka vlerësuar tutje numri dy i Qeverisë dhe do të mirëpriste interesimin e kompanive serioze si ajo Paul Wurth S.A.

Më tej, kryediplomati kosovar, Pacolli, përmendi edhe reformat e bëra për lehtësim të të bërit biznes në Kosovë, jo vetëm për kompanitë vendore, por edhe ato të huaja të interesuara për investime direkte.

Në fund të takimit, Ministri Pacolli ftoi përfaqësuesit e Paul Wurth S.A., që të vizitojnë Kosovën dhe të fillojnë punën për investime.

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata NdërkombëtareLIBERIA RIAFIRMON ZYRTARISHT MARRËDHËNIET BILATERALE ME KOSOVËN NËPËRMJET NJË DEKLARATE PËR SHTYPMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga homologu zviceran Cassis, Kosova dhe Zvicra ri-konfirmojnë marrëdhëniet e veçantaZëvendësministrin Dedaj ka pritur në takim stërnipin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Loris Castrioti