Na ndiqni në:

Ministri Hyseni do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, në Xheda

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, në Xheda (Jeddah) ku do të ketë një takim pune me sekretarin Gjeneral të Organizatës së Konferencës Islamike, z. Ekmeleddin Ihsanoglu.

Prishtinë, 9 shtator 2008

Temë e bisedës do të jetë Kosova e pas pavarësisë, procesi i njohjes së shtetësisë së saj, zhvillimet e brendshme në Kosovë, sesioni i 63 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së etj.

Ministri Hyseni do ta njohë z. Ihsanoglu me arritjet në Kosovën e pas 17 shkurtit, me ecurinë e procesit të njohjes, duke vënë theksin te kërkesa e Kosovës për njohjen e shtetësisë së saj nga vendet e Organizatës së Konferencës Islamike.

Po ashtu, ministri Hyseni do të kërkojë nga z. Ihsanoglu përkrahjen e vendeve të Organizatës që ai drejton, në përpjekjet që Kosova do të bëjë gjatë sesionit të 63 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të bllokuar nismën serbe për mendim juridik të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Takimi do të mbahet më 13 shtator. 

Zv/Kryeministri Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje përfundimtareMinistri Jashtëm Pacolli takon Lordin Amad, diskutohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëKosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të FrankofonisëZëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës