Na ndiqni në:

Njohja e Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Swazilandit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka marrë sot, një note verbale nga ambasada e Swazilandit në Kuvajt me një shkresë përcjellëse të ambasadorit të Swazilandit në këtë vend, Princi Senzangakhona Phesheya Dlamini, i cili në cilësi të emisarit të posaçëm të ministrit të jashtëm të Swazilandit ka mbajtur kontakte dhe biseda për njohjen me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Dr. Muhamet Hamitin.

Nota verbale, të cilën e keni në shtojcë, siç mund ta shihni nuk i adresohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës apo ndonjë institucioni tjetër në Kosovë, por ajo u drejtohet përfaqësuesve diplomatikë rezidentë dhe jo rezidentë të vet Mbretërisë së Swazilandit.

Në këtë notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Swazilandit i njofton misioneve  veta diplomatike, se “Mbretëria e Swazilandit ka bërë njohjen formale të Republikës së Kosovës”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes kanaleve diplomatike është në kontakt me autoritetet e Swazilandit, me qëllim të formalizimit të plotë të njohjes.  

shkarko dokumentin

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kuvajti i gatshëm të investojë në Kosovë, Forumi Ekonomik vitin e ardhshëmMinistri i Jashtëm Pacolli në takimin me Ministrin e Jashtëm hungarez: Ne duam menjëherë liberalizimin që të rinjtë tanë të mos ndihen të izoluar dhe diskriminuar në nivel evropianMinistri i Jashtëm Pacolli mirëpret homologun e tij nga Finlanda, vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe rolin finlandez në shtet-ndërtimKonkurs për përzgjedhjen e Fotografive dhe Shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017